ATSH/ Në portin e Durrësit vijon edhe sot përpunimi i mallrave nga anijet tregtare.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 6 anije me 22 094 tonë mallra gjithsej, si skrap, grurë, çimento dhe 256 konteinerë.

Ndërsa janë në pritje 7 anije me 26 975 tonë mallra si qymyr, çimento, xhama, etj, si dhe 371 konteinerë.

Sipas APD-së ndodhen në radë anija “Jaohar Challenger” me 2317 tonë skrap dhe anija “Albsea Transport” me 750 tonë produkte ushqimore.

Gjatë muajit qershor 2021 në portin e Durrësit janë përpunuar 17 anije tregtare me mallra. Sipas të dhënave operative, volumi i mallrave të përpunuar në Terminalin Perëndimor gjatë muajit që sapo u mbyll arrin në 44,300 tonë mallra.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s/j.p/