Gati për Shqipërinë”, zhvillohet sesioni i 17-të i prezantimit të të rinjve aplikantë

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot sesionin e 17-të të bashkëbisedimit me aplikantët e nismës “Gati për Shqipërinë”.

Rama tha se “ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine@kryeministria.al”

“Faleminderit për aplikimin dhe praninë tuaj. Bashkë me mua janë ministrja e Shëndetësisë, zv/ministrja e Brendshme, zv/ministrja e Drejtësisë, Drejtorja e Përgjithshme e Administratës Publike dhe zv/ministrja e Arsimit, Bora që koordinon këtë program”, tha Rama.

Kryeministri Rama e nisi sesionin me aplikanten Erjona Kaziu, e cila ka qenë përfituese e bursës nga ambasada e SHBA-së thekson se do të jap kontributin e saj në Shqipëri.

Gjergji Toromani ka përfunduar studimet Master për Menaxhim-Biznes në Hong Kong.”Kam rreth një vit e gjysmë eksperiencë pune në Azi. Kam dëshirë të jap kontributin tim në  futjen dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme shqiptare në tregje të mëdha si Kina, Koreja  e Jugut, Japonia edhe Azia Juglindore”.

Daniele Shtraza, i cili ka mbaruar studimet për Pilot shprehet se “tek akademia  ku ka bërë praktikën i ofruan pozicion si instruktor fluturimi. Do të më pëlqente të vija në Shqipëri të punoja për një kompani shqiptare dhe për të ndihmuar pilotët e rinj shqiptarë”.

Një tjetër aplikante Mona Kapedani ka mbaruar Bachelorin në Tiranë për Filozofi-Sociologji, si dhe studimet master në Gjermani. Ajo dëshiron të kontribuojë në Shqipëri në këtë fushë.

Natanael Strugaj, i cili është student në vitin e fundit në shkenca mjekësore në Angli tha se “jam i gatshëm të kontribuoj qoftë në fushën e arsimit dhe shëndetësisë”.

Aplinakti Geraldo Meçja ka përfunduar studimet në Zyrih dhe dëshiron të jap kontributin në fushën e mjedisit.

Artiola Gryka u shpreh se “kam përfunduar Universitetin e Arteve në Tiranë. Ideja ime është krijimi i zyrës së imazhit vizual. Mendoj se turistët kanë nevojë të shikojnë diçka vizuale, për gjithsecilin qytet”.

Ndërsa Alida Rama, e cila ka mbaruar masterin shkencor dhe doktoraturën për shkencat mjekësore dhe infermierore shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e saj në sektorin e shëndetësisë.

Agustin Shqipe, zv/drejtor teknik tek “Air Albania” tha se dëshiron të jap kontributin e  tij për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e flotës ajrore shqiptare.

Zhirajr Mokini, shqiptar por me origjinë armene, është mjek anestezist, reanimator. Ai ka 15 vjet eksperiencë në sistemin shëndetësor italian dhe francez shprehu gatishmërinë  për kontribut në sistemin shëndetësor.

Ndërsa Fiorela Meçe ka studiuar në Romë për Gjuhë të Huaja dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuuar në zhvillimin e Shqipërisë.

/k.s/