Një aksident i rëndë ka në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Lezhë-Milot.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, pranë kryqëzimit të Spitenit.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime një nga drejtueset e mjeteve dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes së aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së kaluar, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip “Benz ” me drejtues shtetasin M.L.,43 vjeç, banues në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

























