“Sot dua t’ju prezantoj me zysh Mirelën nga Roskoveci, e cila falë aftësive të saj profesionale dhe komunikimit të shkëlqyer me nxënësit, kolegët, drejtuesit dhe përfaqësuesit e komunitetit, ka plotësuar figurën e një mësueseje model”, tha Kushi.
Ministrja Kushi vlerësoi se “me përkushtim dhe pasion të madh, zysh Mirela ka bërë të mundur që nxënësit e saj të jenë pjesë e konkurseve rajonale dhe kombëtare ku kanë zënë edhe vende të para”.
“Ndërkohë, si drejtuese e rrjetit profesional të arsimit fillor, ajo është treguar gjithmonë e palodhur për të shkëmbyer përvojat me kolegët e saj. Mirënjohje për punën tënde zysh Mirela dhe shumë suksese në vazhdim”, tha Kushi. /m.m/


























