Mjeshtri i madh Alija përfundoi shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër, ndërsa studimet e larat i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja.
Pas diplomimit filloi punë në qytetin e Shkodrës ku organizoi dhe drejtoi koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.
Festivali i parë shqiptar i këngës për fëmijë u zhvillua në Shkodër, më 10-11 maj 1963, një vit pas Festivalit të Këngës në Radio.
Ky festival në vite zbuloi dhe u dha rrugën e artit shumë talenteve të cilët më vonë shkëlqyen në skenat shqiptare dhe ato botërore.Prej 30 vitesh Aliaj është drejtuesi i festivalit mbarëkombëtar i Festivalit të Këngës për Fëmijë.
Aliaj është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë dhe nga bashkia e Shkodrës me titullin “Mirënjohje e Qytetit” dhe pas 32 festivaleve, në qershor 2017, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Aliaj drejtonte qendrën kulturore të Shkodrës.
Meta: Personalitet i shquar i muzikës shqiptare
Presidenti Meta shprehu trishtimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të mirënjohur shkodran, Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija, simbolit të Festivaleve të Këngës për Fëmijë.
/k.s/j.p/



























