/ATSH-DPA/- Pas viteve të pasigurisë, princesha japoneze Mako thuhet se është në prag të martohet me të fejuarin e saj Kei Komuro.
Disa media japoneze, cituan burime me njohuri për situatën se martesa midis 29-vjeçarëve do të ndodhte para fundit të vitit, por pa ceremonitë e zakonshme tradicionale perandorake.
Gjykata perandorake rreptësisht konservatore dëshiron të bëjë pa ritualet e zakonshme për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në familjen Komuro.
Mako u takua me Komuro vite më parë përmes një miku të Universitetit Ndërkombëtar të Krishterë (ICU).
Ata u fejuan në mënyrë jozyrtare në Shtator 2017. Ajo është vajza e Princit 55-vjeçar të Kurorës Akishino, i cili është vëllai më i vogël i perandorit 61-vjeçar japonez Naruhito.
Sipas ligjit aktual, martesa e Makos me një jo-mbretëror do ta bëjë atë një qytetare private.
Mako thuhet se ka të ngjarë të heqë dorë nga benefitet financiare e detyruar pas largimit nga familja mbretërore.
Sipas raporteve japoneze, çifti i ri ka të ngjarë të jetojë në SHBA pas martesës. I dashuri i Makos së fundmi ka mbaruar shkollën juridike atje. /os/



























