Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Markati Keratea, në Greqi. Një 48-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij dhe më pas ka lajmëruar policinë për t’u dorëzuar.

Kur mbërritën forcat e policisë, 48-vjeçari është shprehur: “Unë e vrava nënën time”. E moshuara 86-vjeç u gjet në dhomën e saj e mbuluar me gjak, ndërkohë që pranë i qëndronte i biri.

Mediet greke raportojnë se 48-=vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai u transferua në Nën-drejtorinë e Sigurisë së Atikës, ku po merret në pyetje nga autoritetet mbi ngjarjen e rëndë.