/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim virtual me Shefen e Misionit të FMN në Tiranë, Yan Sun mbi ecurinë e ekonomisë së vendit në kuadër të takimeve përpara misionit të përvitshëm.
Gjatë takimit Ibrahimaj i konfirmoi angazhimin për vijimin e zbatimit të masave për rimëkëmbjen e ekonomisë ndaj efekteve të pandemisë, konsolidimin fiskal, përgatitjen e projektbuxhetit të vitit 2022 dhe të planit të buxhetit afatmesëm, vijimin e procesit të rindërtimit, si dhe mbështetjen ndaj sipërmarrjes.
“Ecuria pozitive e deritanishme e ekonomisë dhe programi ambicioz i qeverisë na jep besimin se jemi duke ecur në rrugën e duhur të konsolidimit dhe progresit”, – tha Ibrahimaj.

























