
Më 20 mars 2020, kontinenti kishte urdhëruar një nga mbylljet më të rënda të kufijve në botë për t’u mbrojtur nga pandemia Covid-19.
Dhjetëra mijëra australianë që jetojnë jashtë shtetit nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpi për më shumë se një vit e gjysmë, me shumë pak përjashtime, të kushtëzuara nga një karantinë e shtrenjtë hoteli 14-ditore.
Dy qytetet më të mëdha të vendit, Sidnei dhe Melburni, kanë rënë dakord të lehtësojnë këto masa dhe të lejojnë australianë të vaksinuar plotësisht të udhëtojnë pa karantinë.
“Është e mrekullueshme të shohësh australianët të ribashkohen me të dashurit e tyre pas një periudhe kaq të gjatë ndarjeje. Është një ditë e mrekullueshme për Australinë”, komentoi kryeministri Scott Morrison duke postuar një mesazh në Facebook./ /os/


























