Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Banesa” ku si rezultat ka rënë në pranga një 51-vjeçar, i cili është autor i vjedhjes së tyre.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se autori, i dënuar më parë për vjedhje njëkohësisht dhe i shpallur në kërkim po për këtë vepër, i hapte dyert me kartë.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar edhe disa prej sendeve të vjedhura (shuma parash, pajisje elektronike) dhe karta që autori e përdorte për të hapur dyert e apartamenteve.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin 3 dhe 4, pas provave të siguruara nga puna hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Banesa” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

* A. N, 51 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.