Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thekson se “pas trajtimit të suportit të degraduar u bë bashkimi i dërrasave, mbushja e mungesave, teksa vazhdon procesi i largimit të vernikut të oksiduar, duke nxjerrë në dritë një botë të mrekullueshme, fshehur pas gjurmëve të kohës”.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë me një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.