ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton drejtuesit e mjeteve, të shikojnë me kujdes vlefshmërinë e dokumenteve dhe të qarkullimit të mjetit, para çdo udhëtimi jashtë vendit.
“Për drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë që mund të udhëtojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, se nëse janë me Certifikatë Kontrolli Teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe janë në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar (nga 1 vit në 2 vjet për autoveturat e përdorimit vetjak), duhet të kaloni pranë Qendrave të Kontrollit Teknik në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR të pajiseni me vulën me afatin e zgjatur në lejen e qarkullimit të mjetit”, informon DPSHTRR.
DPSHTRR njofton se, ky veprim nuk sjell asnjë tarifë shtesë./a.a/

























