ATSH – I. Vata- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot ardhjen në jetë të dy fëmijëve të parë djem për vitin 2022.
Kryeministri Rama e nisi ditë e parë të viti të ri me publikimin e fotos së fëmijëve dhe urimin për mbarësi për ardhjen në jetë të fëmijëve në këtë vit.
“Edhe 100, jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden”, shprehet Rama
Lajmi i ardhjes në jetë të fëmijëve për këtë vit, u bë i ditur në mesnatë ministrija e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Akid, fëmija i parë i vitit 2022 lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Aiden erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve.



























