/ATSH-I.Vata/- Me vendimin e një dite më parë të qeverisë, AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të kujdeset për Parkun Natyror “Alpeve të Shqipërisë”.
Zgjerimi i sipërfaqes së Parkut Natyror “Alpeve të Shqipërisë” e bën atë më të larmishëm dhe më të bukur, por dhe një zonë që kërkon vëmendje më shumë nga AKZM.
Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër dhe ajo e Kukësit tashmë do të menaxhojnë dhe monitorojnë Parkun më të madh në vend atë të “Alpeve të Shqipërisë”.
Në këtë park përfshihet Parku Kombëtar i Thethit, Lugina e Valbonës, Rezervati Strikt Natyror Lumi i Gashi, pyjet e të cilit janë sit i UNESCO . Ishte një iniciativë që nisi vite më parë nga AKZM dhe tashmë u finalizua. Të tjera detyra dhe punë na presin për të menaxhuar dhe monitoruar këtë park shumë të rëndësishëm për vlerat që mbart.
“Po aq i rëndësishëm dhe në vëmendjen tonë janë dhe Parqet e reja natyrore, që u shtuan si Parku Natyror i Vjosës, i Munellës, Lugina e Shalës, apo Syri i Kaltër. Të tjera sfida na presin para”, thuhet në njoftimin e AKZM-së.
AKZM ka postuar fotogaleri nga Parku Natyror “Alpeve të Shqipërisë”.



























