ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi sot se deri tani ka shkuar në 50,686 numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre për Këshillimin Kombëtar.
Rama theksoi se opinioni i qytetarëve do të dëgjohet me respekt.
“Deri tani 50,686 numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë. Me falënderimin dhe garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin KëshillimiKombëtar”, u shpreh Rama.
Në 5 janar të këtij viti, kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.
/k.s/j.p/



























