ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vitin e kaluar, kredia për investime zuri 60% të totalit të kredisë së bankave, nga 58.8% që kishte qenë në vitin 2020.
Gjatë vitit 2021, kredia për investime kishte arritur një peshë edhe më të lartë, duke shënuar një rekord prej 60.7% në fund të muajit qershor. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare.
Në vlerë, portofoli i kredive afatgjata për investime preku shumën e mbi 390 miliardë lekëve në fund të nëntorit 2021, me një rritje prej 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. /j.p/


























