Në datat 7-28 shkurt 2022, WoALUG-u organizon konkursin e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar.

Grupi i Përdoruesve – Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe (WoALUG) është një organizatë e përbërë nga një grup përdoruesish që kanë interes të rritin cilësinë e sasinë e përmbajtjes dhe materialit multimedial në Wikipedia. Ky grup synon t’i realizojë këto nëpërmjet programeve edukative, punëtorive, redaktimeve e konkurseve online/offline në nivel rajonal në territoret e Ballkanit, ku flitet gjuha shqipe.

Grupi fton të gjithë dashamirësit e kulinarisë, kuzhinierë amatorë dhe profesionistë apo fotografë të marrin pjesë në këtë fushatë për të nxjerrë në pah larminë e ushqimeve dhe gatimit tradicional shqiptar. Pjesëmarrësit do të ngarkojnë në Wikimedia Commons fotografi të ushqimeve shqiptare. Wikimedia Commons është projekt simotër i Wikipedia-s, që shërben si depo digjitale për mbledhjen e materialeve multimediale të ngarkuara nën licencë të lirë.

Me anë të këtij konkursi, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe synojnë të përfshijnë të gjithë njerëzit e apasionuar pas gatimit për të pasuruar platformat e Wikipedia-s dhe Wikimedia Commons-it me trashëgiminë kulturore të kuzhinës dhe ushqimeve shqiptare.

Fotografitë e ngarkuara do të vlerësohen nga një juri prej 3 personash. Në përfundim të konkursit do të shpallen 3 fitues.

  • Vendi I do të fitojë çmim me vlerë 300 euro.
  • Vendi II do të fitojë çmim me vlerë 200 euro.
  • Vendi III do të fitojë çmim me vlerë 100 euro.

Për më shumë rreth konkursit, vizitoni këtë faqe:

https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Gara_e_fotografis%C3%AB_s%C3%AB_ushqimit_tradicional_shqiptar_-_2022

***

Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe  ka për qëllim të kontribuojë në mënyrë aktive në shpërndarjen, përmirësimin dhe zhvillimin e përmbajtjes në Wikipedia Shqip dhe projektet e tjera wiki. Ne mbështetim komunitetin shqiptar të Wikipedia-s, duke krijuar bashkëpunime, duke organizuar aktivitete dhe duke mbështetur projekte, të cilat promovojnë informacionin e lirë dhe kulturën e Wikipedia-s. Aktivitetet tona mbulojnë Shqipërine, Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut, ku flitet shqip. Për më shumë vizitoni: www.wikimediashqip.org ose faqet tona në Facebook, Instagram & Twitter.