Në seancën e pasdites së sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë si kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore 9 kandidatë:
Kandidatët e regjistruar sot janë:
- kandidat për bashkinë Shkodër, të propozuar nga “Partia Socialiste”, Majlinda Angoni;
- kandidat për bashkinë Lushnjë, të propozuar nga “Partia Socialiste”, Eriselda Sef;
- kandidat për bashkinë Durrës, të propozuar nga “Partia Socialiste”, Emiriana Sako;
- kandidat për bashkinë Durrës, të propozuar nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka;
- kandidat për bashkinë Lushnjë, të propozuar nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano
- kandidat për bashkinë Shkodër, të propozuar nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia;
- kandidat për bashkinë Lushnjë, të propozuar nga “Partia Demokratike”, Indrit Sefa;
- kandidat për bashkinë Shkodër, të propozuar nga “Partia Demokratike”, Xhemal Bushati
- kandidat për bashkinë Durrës, të propozuar nga “Partia Demokratike”, Luan Hoti.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për caktimin e vendeve të numërimit të votave të ZAZ nr. 2, nr. 3, nr. 4, nr. 5, nr. 19, nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr. 26, nr. 43, nr. 54, nr.55, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 mars 2022″.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për regjistrimin e kandidatit për kryetar në bashkinë Durrës, të propozuar nga Partia “Lëvizja e Re”, Jonid Robert Nano, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 mars 2022”, u shty për në seancën e radhës.



























