ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Pas shortit të hedhur KQZ miratoi renditjen në fletën e votimit të subjekteve zgjedhore në bashkinë e Shkodrës, ku në fletën e votimit Partia Socialiste renditet e para, i dyti në këtë listë është koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, ndërsa e treta është Partia Demokratike.

Në bashkinë Dibër i pari në fletën e votimit renditet koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, e dyta Partia Demokratike, e treta Partia Socialiste dhe e katërta “Lëvizja e re”.

Ndërsa në bashkinë e Durrësit i pari është renditur në fletën e votimit koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, e dyta Partia Socialiste, e treta Partia Demokratike.

Në bashkinë Vorë, KQZ ka caktuar me short të parin në fletën e votimit koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, të dytën Partinë Socialiste, të tretën Partinë Demokratike.

Në bashkinë Rrogozhinë në fletën e votimit Partia Demokratike do të renditet e para, Partia Socialiste e dyta dhe koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ i treti.

Në bashkinë Lushnjë në fletën e votimit do të renditet e para Partia Socialiste, e dyta Partia Demokratike dhe i treti Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë.

/k.s/j.p/