Kryeministri Edi Rama i ftoi sot sërish qytetarët të angazhohen në Këshillimin Kombëtar, teksa informoi se, ky proces është i hapur për çdo shqiptar në linkun https://keshillimikombetar.al/ ndërsa plotësimi i pyetsorit vjen edhe me postë.
“Këshillimi Kombëtar. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin. Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor me pjesëmarrje të gjerë që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar në linkun https://keshillimikombetar.al/ dhe plotësoni pyetsorët që ju vijnë me postë”, u shpreh Rama.
Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.