Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, u takua në zyrat qendrore të fondacionit “Friedrich Ebert Stiftung” me Helene Kortlander, drejtoreshë e departamentit për Evropën Lindore.
Gjiknuri bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi projektet e përbashkëta mes fondacionit “Friedrich Ebert Stiftung” dhe fondacionit shqiptar “Qemal Stafa”.
“Bashkëpunim konkret për kordinimin e përpjekjeve në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ekonomike e politike midis Shqipërisë e Gjermanisë, me fokus kryesor integrimin në familjen evropiane. “Friedrich Ebert Stiftung” do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në ndërveprimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë me partitë simotra socialdemokrate në Ballkan e më gjerë”, tha Gjiknuri.

































