Kryeministri Edi Rama ka theksuar se deri tani 330,799 qytetarë kanë dhënë opinionin e tyre në platformën e Këshillimit Kombëtar.
“330,799 ishte deri mbrëmë numri i qytetarëve që e kanë dhënë opinionin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al. Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit”, shprehet Rama.

Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.