ATSH/ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri të ditur se aplikimi për të gjitha subjektet që duan të operojnë në zonën breg-ujore me struktura të përkohshme shërbimi gjatë sezonit zyrtar veror, tashmë është bërë i mundur.
Sipas ministrisë, aplikimi kryhet në sistemin e lejeve të ndërtimit, e-Lejet.
Në këtë sistem online ka një seksion të posaçëm të titulluar: “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit”. Të interesuarit duhet të plotësojnë dokumentacionin sipas kërkesave në këtë seksion.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se “në sistemin e – Leje aplikohet për strukturat e reja të shërbimit, pasi është marrë miratimi paraprak i menaxhimit të stacionit të plazhit. Në këtë seksion aplikohet edhe nga ata që e kanë një kontratë të menaxhimit të stacioneve të plazhit ekzistuese (më shumë se njëvjeçare). Në këtë seksion aplikohet për struktura shërbimi ekzistuese të paformalizuara”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar më herët se “data e paraqitjes së projekteve të bareve të përkohshme nëpër plazhe është data 25 mars



























