Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në një pikë grumbullimi dhe farmaci bujqësore në Maminas, për të monitoruar transparencën te tregtarët e mëdhenj të inputeve mbi marzhin e fitimit për produktet plehëruese për fermerët, në këtë kohë rritje çmimesh në të gjithë botën.
“Parimet që vendosëm me Bordin është që të kemi mundësinë të krijojmë një transparencë më të madhe për çmimet e produkteve që tashmë janë jetike për fermerët”, tha Krifca.
Një nga tregtarët e inputeve u shpreh se, që nga takimi që zhvilluam me ministren ne dhamë menjëherë lajmin për uljen e plehut përgjatë gjithë javës.
“Ajo që po tentojmë të kontrollojmë është që produktet nga importi deri në pikën e fundit tek konsumatori mos të kenë marzhe të fryra të cilat nuk justifikojnë dot këtë situatë të vështirë që po kalojmë ne dhe fermerët. Kemi dy moment kyçe tani me fermerët, që është pjesa e plehërimit bazë për misrin dhe një moment kyç me grurin qe është pjesa e plehërimit me ure. Duhet ti bëjmë një thirrje fermerëve që të mos hezitojnë që të plehërojnë”, theksoi ministrja.
“Fermerët duhet të dinë që çmimet janë ulur nga tregtarët e mëdhenj. Mungesë nga plehrat nuk ka dhe nuk do ketë. Para një jave unë solla farën e misrit nga Serbia dhe njerëzit po blejnë, pra ka interes për mbjellje”, tha tregtari.
“Këtë rritje duhet ta përballojmë duke rritur transparencën dhe duke i dhënë fermerëve informacionin që kjo rritje nuk vjen për shkak të abuzimit të tregtarëve këtu, edhe nëse ai është do duhet ta neutralizojmë duke përdorur këto mekanizma që detyrohemi ti përdorim në mënyrë që të kemi mundësi të mbajmë fermerët në punë me produktet e duhura”, përfundoi Krifca.



























