ATSH/ Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë ishte 395.234, me një rritje prej 15.%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjet e shtetasve, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja dhe Greqia kanë pasur rritjen më të madhe me nga 4,3 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 21,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

INSTAT raporton se 365.479 shtetas të huaj kanë deklaruar se vizitojnë Shqipërinë për pushime ose vizitë te të afërm, ndërsa për biznes apo arsye profesionale kanë hyrë mbi 14 mijë shtetas të huaj.

Sipas këtij raporti, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dy muajve të parë të 2022-shit, është 665,623 duke u rritur 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.