ATSH/ – Tre kozmonautë rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) të veshur me kostume fluturimi verdheblu, ngjyra që përputhen me flamurin ukrainas, sipas ”The Guardian”.

Këta ishin të ardhurit e parë të rinj në stacionin hapësinor që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë muajin e kaluar.

Kozmonautët Oleg Artemyev, Denis Matveyev dhe Sergey Korsakov, të korporatës ruse të hapësirës, ​​”Roscosmos”, u nisën me sukses nga objekti i lëshimit të Bajkonurit, në Kazakistan.

Ata u ankoruan pa probleme në stacion pak më shumë se tre orë më vonë, duke u bashkuar me dy rusë, katër amerikanë dhe një gjerman në postin orbital.

Lufta ruso-ukrainase ka rezultuar në anulimin e lëshimeve të anijeve kozmike dhe prishjen e kontratave.

Shefi i ”Roscosmos”, Dmitry Rogozin, ka paralajmëruar se SHBA-të do të duhet të përdorin mënyra të tjera për të fluturuar në hapësirë ​​pasi Rusia tha se do të ndalonte furnizimin me motorë raketash për kompanitë amerikane./ a.jor.