Shqipëria dhe Kosova zhvilluan sot takim teknik të nivelit të lartë në bujqësi.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca i uroi sot mirëseardhjen ekipit të bujqësisë së Kosovës në takimin teknik të nivelit të lartë.

Krifca u shpreh se ky takim shërben për të avancuar pikat e marrëveshjes së mirëkuptimit mes ministrive të dy vendeve.

Krifca theksoi se, këto pika janë nënshkruar në takimin ndërqeveritar me qeverinë e Kosovës

“I urova mirëseardhjen ekipit të bujqësisë së Kosovës në takimin teknik të nivelit të lartë për të avancuar pikat e marrëveshjes së mirëkuptimit mes ministrive tona, nënshkruar në takimin ndërqeveritar me qeverinë e Kosovës”, u shpreh Krifca.