TIRANË, 12 prill /ATSH – I. Vata/ Në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita me titull “Ngjyrat dhe Trajtat”, me autore Adriana Nimani Kutllovci.

Në fjalën e saj përshëndetëse, autorja Kutllovci theksoi rëndësinë dhe vlerën që mbart dhe pasqyron kjo ekspozitë, e cila manifeston më së miri pikturën në pëlhurë, pikturën digjitale, posterin artistik, grafikën digjitale si dhe vizatimin.

Pikturat, që dominohen nga gamat sinjifikante koloristike, të cilat realizohen në forma poliptiku të pagëzuara me emërtime të veçanta.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, u shpreh se “është një kënaqësi e veçantë të jem sot në këtë ekspozitë, e cila i jep mundësinë publikut të kryeqytetit, të njihet me një tjetër hapësirë të rëndësishme artistike dhe kulturore ku pasqyrohet përmes gërshetimit sinjifikant të ngjyrave dhe trajtave të ndryshme siç janë vizatimi, piktura dhe grafika digjitale”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 22 Mars 2022 në ambientet e Hollit Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.