ATSH/ “Dogana online pa radhë, pa vonesë, pa korrupsion nuk është më një zotim, po një realitet i ri shqiptar”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa informoi mbi vendimin për funksionimin online, pa sportele të institucioneve të doganave në vend.

Rama tha se nga data 1 maj licencat, vërtetimet dhe autorizimet doganore do të ofrohen me vulë ose nënshkrim elektronik online në e-Albania.

Në kuadër të revolucionit dixhital, qeveria ka vendosur që nga data 1 maj, 95% e shërbimeve publike që ofrohen në vend të kalojnë online, duke mbyllur kështu sportelet e shërbimit për qytetarët. /j.p/