EDLIRA XHERRI/ ….Një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Elbasan ka qënë dhe është pastrimi i kanaleve kullues dhe vaditës. Tashmë puna duket se është drejt fundit, pasi edhe fermerët janë në stinën e prodhimit ku edhe vaditja është e domosdoshme.
Kreu i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka inspektuar ditën e sotme punimet qe po kryhen për pastrimin e kanalit vaditës në Gurakuq të Njësive Administrative Shushicë dhe Labinot Fushë.
Z.Llatja theksoi se kanali vaditës u vjen në ndihmë më shumë se 80 hektarë tokë bujqësore të fermerëve të këtyre njësive.
Të kënaqur, por dhe falenderues janë shprehur edhe banorët, të cilët thanë se nisja e punës me heret i ndihmon ata që në kohën që u duhet të vadisin.
Por Llatja kërkoi bashkëpunimin e banorëve për t’i mirëmbajtur kanalet dhe për të mos hedhur mbetje urbane të cilat shkaktojnë bllokimin e tyre.




























