Nga Edlira XHERRI … Kur mesazhe të rëndësishme jepen nga fëmijët, padyshim që ato marrin një tjetër vlerë, siç kanë bërë nxënësit e klasës së dytë B në shkollën “Luigj Gurakuqi”.
Sytë e prindërve apo gjëshërve ndoqën tërë dëshirë dhe kërshëri mbylljen e projektit “Koha kalon, gjithçka ndryshon”, e iniciuar dhe organizuar nga mësuesja mësuesja kujdestare e kësaj klase, Anila Kamami.
Gjatë këtij viti shkollor, nxënësit e klasës se dytë kanë marrë njohuri nga të gjitha fushat, të cilat i prezantuan sot me anë të këngëve e vjershave.
Të ciltër, me buzeqëshje, të veshur me te gjitha ngjyrat, vogëlushet përcollën emocione të shumta me intepretimet e tyre. Në fund, të intervistuar nga Televizioni Skampa ata ndalen tek emocionet e këtij projekti, por edhe tek ecuria e këtij viti shkollor.
Veç fëmijëvë, ajo që e përjetoi ashtu si ata, ishte edhe Znj.Kamami, e cila pavarësisht të gjithë punës përgatitore, shprehet se ky ishte finalizimi i një projekti të rëndesishem, jo vëtëm për fëmijet.
Si gjithnjë, fëmijët ia dolën të japin mesazhet e tyre domethënëse, duke finalizuar me sukses edhe projektin e nisur.



























