
Rreth 20 të rinj, në Njësitë Administrative Gjinar dhe Papër, në Bashkinë Elbasan, u trajnuan për tu bërë bashkëpunëtorë vullnetarë të Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile(AKMC).
Trajnimi teorik u krye nga Drejtoria e Përgjithme e AKMC. Ndërsa trajnimi praktik nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Elbasan.
Drejtues dhe zjarrfikës të këtij reparti ofruan për vullnetarët e rinj informacione për mënyrën e funksionimit të repartit dhe paisjeve zjarrfikëse. Ata mësuan çfarë ndodh ku zjarrfikësit marrin sinjalin e një situatë emergjente, cilat janë veprimet e para, si jepet ndihma e parë, si sillen zjarrfikësit në një vendngjarje etj.
Zjarrfikësit demonstruan një situatë zjarri në kodrën e Krastës, dhe më pas ndërhynë për ta fikur. Të rinjve iu dha mundësia që të ushtrohen edhe duke përdorur mjtet e zjarrfikësve, si pompat e ujit, pampat më gaz etj.
Këto janë të parat skuadra vullnetarë që do të operojnë si grupe ndihmëse pranë drejtorive të emergjencave në nivel pushteti vendor.
Organizimi i Skuadrave Vullnetare të Reagimit të Shpejtë, është pjesë e projektit “Vullnetarizmi rinor, si mundësi aktivizimi dhe angazhimi në dobi të komunitetit lokal” mbështetet nga Lëviz Albania, me financiam të Qeverisë së Zvicrës dhe zbatohet nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, në bashkëpunim me organizatat partnere lokale. Në Elbasan është “Klubi Ekologjik Elbasan”, si organizatë zbatuese.




























