ATSH/ Pjesa më e madhe e eksporteve shqiptare gjatë muajit prill, që përkon me kufizim të aktiviteteve dhe lëvizjeve në të gjithë vendin për shkak të epidemisë së COVID-19, shkoi drejt Gjermanisë.
Ndërsa importet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë u rritën me 27%.
Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), në muajin prill vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me prillin e 2019-s janë Gjermania me 15.3 %, Bosnia dhe Herzegovina 1.8% dhe Austria me 3.6 %.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 50%, Kosova 61.9% dhe Greqia 35.5%.
Në muajin prill 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me prill 2019 janë Rusia me 3.3%), Shtetet e Bashkuara 27.7%, dhe Holanda me 19%.
Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 52.3%, Greqia me 33.4% dhe Turqia me 44.1%./a.gjonaj/ /a.g/