Mamaja e divës së muzikës pop Beyonce, Tina Knowles, ka treguar së fundmi format e saj trupore dhe duhet thënë se duket tepër në formë. 68-vjeçarja u shfaq me një kostum në ngjyrë blu nga koleksioni i ri “Ivy Park”, ku ekspozoi këmbët e saj të tonifikuara dhe bustin e saj me një palë reçipeta me lule blu dhe rozë.
Stilistja kishte zgjedhur që flokët e saj të gjata t’i mbante të lëshuara, teksa kishte vendosur një kapele. “Ti mund të jesh ajo vajza në çdo moshë në Ivy Park”, shkroi nëna e fitueses së Grammy. “Ivy Park ka diçka për të gjithë, madje edhe për mua! Pasdite e përsosur me ata që dua me kapelën time Safari Ivy Park”, ka shkruar 68-vjeçarja në një tjetër postim.
Rikujtojmë, se Kelis, këngëtarja e njohur me emrin e plotë, Kelis Rogers-Mora ka akuzuar së fundmi Beyonce se ka vjedhur muzikën e saj për ta vendosur në albumin e sapo lançuar nga “Renaissance”. Ndërkaq, nëse nuk e dini, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z zotërojnë një ishull privat 4 milionë dollarësh në Bahamas. Pjesa më e shtrenjtë e pasurive të paluajtshme të çiftit është rezidenca e tyre prej 88 milionë dollarësh në Bel Air. Vlerësohet se ata zotërojnë të paktën 150 milionë dollarë pasuri të paluajtshme rreth Shteteve të Bashkuara.
Top Channel



























