Duket se pista kryesore e atentatit të sotëm me dy viktima në Vlorë është hakmarrja, nga një ngjarje e ndodhur tre vite më parë.
Shpati Lena dhe Halim Xhezo u egzekutuan sot me breshëri plumash, ndërsa vëllai i këtij të fundit vrau biznesmenin Arben Beqiraj më 5 gusht 2019.
Arben Beqiraj, u plagos pasditen e 5 gushtit dhe vdiq pas atentatit me armë në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër.
Eduart Xhezo i cili ishte dënuar më herët për disa vepra penale, e vrau pas një konflikti për shkak të zhurmës së një kali i cili ka kaluar mes plazhistëve të administruar nga Arben Beqiraj.
Top Channel


























