Një “Beach bar” është djegur këtë mëngjes në qytetin bregdetar të Vlorës.

 

 

Mësohet se zjarri ka rënë në objektin i cili ishte me konstruksion druri në Jonufër, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

Biznesi ishte në pronësi të O. V, banues në Vlorë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel