Nga: Edlira XHERRI …. Në një kohë kur energjia është bërë malli më kërkuar dhe më i shtrenjtë në bursa shumë vende po përgatisin plan masash për përballimin e dimrit që mendohet të jetë i vështirë dhe me reduktimin e importit të gazit rus. Në një situatë të tillë edhe vendi jobnë është duke marrë masa, por si po e shohin qytetarët këtë situatë? Të intervistuar nga Televizioni Skampa shumë qytetarë shprehen se nëse do të këtë rritje te energjise elektrike, jo vëtëm që nuk do mund të përballojnë shpenzimet, por situata do të behet edhe me kautike.
Detyruar nga kjo situatë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa për kursimin e energjisë. Por çfarë dhe si mund te kursejne qytetarët në këtë situatë?
Qeveria ka kryer studimin dhe ka identifikuar tashmë familjet që do të preken nga rikthimi i tarifimit të energjisë elektrike. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë njoftoi se në tavolinë janë hedhur disa variante të tarifimit për familjet që konsumojnë mbi 800 kë/h. Balluku deklaroi se çmimi i energjisë është rritur në bursat ndërkombëtare. Zv.kryeministrja shtoi se qeveria po bisedon me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë dhe do të vendoset edhe sa do të paguhet për familjet që konsumojnë energji më tepër se fasha e vendosur.



























