Nga: Edlira XHERRI… Prej disa muajsh ashtu si e gjithe bota edhe vendi jonë u përball me rritje galopante te cmimeve. Janë familjet e varfra dhe ata me ndihme ekonomike që e ndjenë së tepërmi këtë rritje cmimesh, nga ana tjeter Ministria e Financave ka deklaruar se do të këtë një paketë të dytë mbështetëse, pikërisht për familjet e varfëra por edhe bizneset ne nevojë. Paketa do të mbështesë familjet në vështirësi ekonomike dhe ata që nuk po përballojnë dot këto rritje cmimesh.
Paketa e dytë pritet të behet publike keto ditë ndersa nga paketa e parë, u kompesuan me 3 mijë lekë për 576 mijë pensionistë e familje në nevojë, u dha mbështetje 1.5 miliardë lekë për fermerët, 500 milionë lekë që mos të rritej cmimi i transportit publik, fond 28 miliardë lekë për energjinë elektrike dhe ndryshim të taksës progresive e rritjes së pagës minimale.



























