Llatja: Rrisim investimet ne te gjithë zonën
Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave. Fshati malor i Elbasanit e ka përqëndruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.
Bashkia Elbasan, per te dytin vit organizon panairin e geshtenjave.
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, iniciator i kësaj feste, bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri, prefekten Majlinda Perriu, kreun e Qarkut Bukurosh Stafa, si dhe miq të shumtë morëm pjesë në ketë panair. Llatja ne fjalen e tij premtoi me teper investime.
Sakaq edhe Gjiknuri vlerësoi vlerat e zakoneve dhe traditës së kahershme të Labinotit Mal duke shtuar se kjo zone ka nje potencial te madh per tu zhvilluar.
Ajo që bie në sy janë plantacionet e mëdha më gështenja sapo ngjitesh në këtë zonë. Një pjesë e madhe e tyre janë pemë qindra vjeçare, ndërsa tashmë që tregu është thuajse i sigurt, banorët kanë nisur të mbjellin fidanë të rinj.Gështenjat e Labinotit Mal po gjejnë përdorim të gjerë në Itali e cila i përdor në pastiçeri dhe kryesisht në prodhimin e çokollatave.
Përveç vështirësisë që ky produkt ka për sa i përket vjeljes, ai nuk kërkon kujdes të veçantë dhe për fermerët e kësaj zone siguron të ardhura të kënaqshme.
Edlira XHERRI




























