organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
• Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme 9 masa sigurimi personale ndaj 9 personave nën hetim.
• Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 2 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 4 të pandehur.

• Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë sekuestruar me vendim gjykate 8 pasuri, si më poshtë:
– 2 subjekte tregtare.
– 3 pasuri të luajtshme të llojit automjet.
– 3 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, një sipërfaqe toke prej 1809 m² dhe 2 objekte.

Është arritur përfundimi i konfigurimit të Datacenter dhe konfigurimi i sistemit te sigurisë të postës elektronike në SPAK. Ka vazhduar puna për realizimin e marrjes të aksesit në databazat e institucioneve shtetërore, duke realizuar aksesin në dy sisteme të reja databazash.

• Është monitoruar me përparësi siguria e informacionit elektronik dhe zbatimi i rregulloreve të brendshme në lidhje me trajtimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, duke garantuar ruajtjen, sigurinë dhe integritetin e informacionit të klasifikuar.

• Është ngritur grupi punës dhe ka filluar puna për krijimin e infrastrukturës për realizimin e sistemit të menaxhimit elektronik të dosjeve në SPAK.

 

Top Channel