/ATSH-ANSA/ – Gjysma e punonjësve të kompanisë Facebook mund të punojnë në distancë deri në vitin 2030, deklaroi Mark Zuckerberg shtuar megjithatë se nuk është as një “objektiv” dhe as një “qëllim”.
“E vërteta është se shumica prej nesh po punojnë nga distanca në këtë pikë. Facebook do të fillojë në mënyrë aktive përzgjedhjen e njerëzve për punë në distancë duke filluar nga korriku. Unë gjithashtu punoj nga distanca’’, deklaroi themeluesi i kompanisë.
“Ne do të fillojmë të rekrutojmë punëtorë së pari në zonat afër qendrave tona inxhinierike dhe më pas në disa zona metropolitane të Amerikës së Veriut”, shpjegoi ai.
Kompania Facebook ka 48 000 punonjës globalisht./ /os/ a.jor.