Një 33-vjeçar në Tiranë ka marrë me forcë bashkëshorten e tij nga puna, e ka çuar në një lokal pa dëshirën e saj dhe e ka dhunuar fizikisht.
Amarildo Shabani, i cili banonte në Tiranë, u arrestua nga policia për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Ndaj bashkëshortes ai ka ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur atë me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel

























