Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin në vendin e quajtur si lagjja e Shaljanve.

 

 

Katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku njëra prej tyre ka përplasur dhe një person që po udhëtonte me biçikletë duke përfunduar në anësore të rrugës

 

. Ende nuk dihet sa të lënduar kanë mbetur nga ky aksident, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar në lidhje me shkaqet, ku paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

 

 

 

Top Channel