Dashi
E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra që ju sillen ndërmend, por duhet të mundoheni që të rezistoni dhe të ecni përpara. Mundohuni që të siguroni pak më shumë kohë për veten tuaj, në mënyrë që të relaksoheni.
Demi
Kjo është një periudhë mjaft e veçantë. Takimet e reja duhen mbajtur parasysh, pasi janë premtuese. Në punë, do të keni mundësi që të bëni projekte të frytshme.
Binjakët
Nëse doni që ti jepni një tjetër mundësi dashurisë, tashmë është koha ideale për takime. Ajo që do të bëni aktualisht në punë, do i japë frytet në të ardhmen.
Gaforrja
Ju pret një ditë pozitive për dashurinë, ku gjërat parashikohen të përmirësuara. Edhe puna do të ecë mirë, ndonëse do të ketë disa propozime të cilat do ju duken të pamjaftueshme.
Luani
Dashuria do të ecë mjaft mirë, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, ku problemet në çift do të jenë më të pakta. Ky është moment përmirësimi për punën, ku do të keni mundësi që të zgjidhni problemet.
Virgjëresha
Në dashuri duhet treguar kujdes, pasi është një ditë mjaft e tensionuar e cila mund t’iu sjellë probleme. Jeni tejet nervoz. Në punë, duhet të përgatiteni për të kryer një detyrë me rëndësi.
Peshorja
Dashuria dhe takimet do të ecin mirë gjatë kësaj dite. Në punë, jeni përballur me një periudhë të vështirë, por tashmë do të vijojë përmirësimi dhe kjo gjë në sajë të vendosmërisë tuaj.
Akrepi
Dashuria do të ecë mjaft mirë gjatë kësaj dite, ku do të keni mundësi që të organizoni diçka me rëndësi. Megjithatë dashuria mund të kalojë në plan të dytë, për shkak se i keni mendimet diku tjetër.
Shigjetari
Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të relaksoheni. Përpiquni që t’iu rezistoni provokimeve, pasi jeni shumë nervoz. Në punë duhet të mundoheni të bëni përpara dhe të mos hiqni dorë nga ajo për të cilën keni punuar.
Bricjapi
Këtë të diel mundohuni që ta kaloni me njerëzit që doni. Do e keni të vështirë që të harroni evente të së kaluarës. Ndërsa në punë, ky është një moment i mirë për të menduar për projektet.
Ujori
Ju pret një ditë rikuperimi. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë. Ky është momenti ideal për të bërë projekte dhe programime lidhur me punën.
Peshqit
Në dashuri mund të shqetësoheni lidhur me probleme që kanë të bëjnë me të kaluarën. Në këtë periudhë jeni të lodhur dhe nervoz, ndaj duhet të shmangni debatet dhe problemet e mëtejshme. Në punë, mund të përballeni me tensione.
burimi (portalb)