Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e “Vasil Shantos” në Tiranë, ku një makinë policie është përplasur me një mjet tjeter.

Nga aksidenti janë lënduar dy persona, ndërsa policët ishin në orar të punës.

Ata ishin në situatë emergjence duke i shkuar në ndihmë një patrulle tjetër që i kishte kërkuar pasi ishte vënë në ndjekje të dy personave me kapuç qe ishin larguar.

Të aksidentuarit u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Të dy drejtuesve të mjeteve u është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.tch