Në një dhomë të ftohtë në provincën Kandahar në pjesën jugore të Afganistanit, që është edhe vendlindja e lëvizjes talibane, vajzat adoleshente zhyten në tekste islamike përderisa zëri i një studiuesi dëgjohet nga altoparlantët.
Nxënësit presin në radhë për t’i dërguar atij pyetje përmes një adrese elektronike në kompjuterin e përbashkët të klasës në medresenë apo shkollën fetare të vajzave, Taalum-ul-Islam, ku mësimdhënësit burra e kanë të ndaluar ta dëgjojnë zërin e nxënëseve vajza.
ADVERTISING
Numri i nxënëseve në këtë institucion në qytetin e Kandaharit pothuajse është dyfishuar gjatë vitit të fundit dhe tani ka arritur në rreth 400 nxënëse.
Kjo rritje është nxitur nga vendimi i administratës talibane për t’ua ndaluar vajzave dhe grave ndjekjen e shkollës në shumicën e shkollave të mesme dhe universiteteve laike, siç thanë anëtarët e stafit për Reuters në dhjetor të vitit të kaluar.
Edhe në shkollat e tjera fetare për vajza në Afganistan është vërejtur një ngritje e numrit të nxënëseve, siç mëson Reuters nga vizitat në katër medrese – dy në Kandahar dhe dy në kryeqytetin Kabul – dhe nga intervistat me mbi 30 studentë, prindër, mësues dhe zyrtarë në dhjetë provinca të ndryshme të Afganistanit.Për shkak të mbylljes së shkollave, numri i studentëve është rritur për 40 për qind”, tha Mansour Muslim, i cili e udhëheq medresenë në veri të Kabulit, ku kryesisht ka vajza adoleshente. “Tani ne kemi rreth 150 studentë”.
Njëra nga studentet në këtë shkollë, 17-vjeçarja Mursal, thotë se ajo ishte regjistruar tre muaj më parë. Përderisa ajo ishte e kënaqur me mësimet fetare, thotë se ndihej e kufizuar.
“Dua ta përfundoj shkollimin tim”, tha Mursal, prindërit e së cilës kërkuan që të mos i përmendej mbiemri për t’ia ruajtur privatësinë.
“Unë doja të bëhesha mjeke në të ardhmen, por tani mendoj se është e pamundur. Nëse vjen në medrese, mund të bëhesh vetëm mësuese”.
Talibanët rimorën pushtetin në gusht të vitit 2021 pas tërheqjes së papritur të forcave të udhëhequra nga SHBA-ja. Qeveria e re ka deklaruar se synon ta ndërtojë një shoqëri islame të bazuar në ligjin e sheriatit, pas 20 vjetëve sundim relativisht liberal që ishte mbështetur nga perëndimi.
Abdul Maten Qanee, zëdhënës i Ministrisë së Informacionit, i tha Reutersit se qeveria nuk kundërshtonte idenë që vajzat të kenë arsim të mesëm dhe të lartë.
Ministri taliban i Arsimit që është kundër shkollimit të grave
SHBA-ja dhe Britania dënojnë vendimin e talibanëve për ndalimin e shkollimit të grave
Por, ai shtoi se duhej të zgjidheshin disa çështje, si problemet e disa institucioneve me staf me gjini të përzier, vajzave që nuk përmbushnin disa interpretime të veshjes islame dhe vajzat që nuk shoqëroheshin nga kujdestarë meshkuj.
“Ne luftuam për 20 vjet për ideologjinë dhe vlerat tona”, tha ai. “Ne nuk jemi kundër arsimit, ne vetëm duam që rregullat të ndiqen dhe zbatohen dhe të merren parasysh kultura, traditat dhe vlerat e afganëve. Ne duam që femrat të kenë një arsim modern, shoqëria ka nevojë për këtë”, tha ai.për të drejtat e grave në provincën jugperëndimore Farah, tha se mbesat e saj, të cilat do të kishin mbaruar shkollën e mesme vitin e kaluar, tani po ndjekin një medrese lokale çdo ditë.
“Vetëm për t’i mbajtur ato të angazhuara”, tha ajo. “Sepse ato ishin në depresion”.
Studente dhe mësues të tjerë thanë se edukimi islam luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre, megjithëse ata shpresonin të mund të studionin edhe lëndë laike.
Një mësuese në medresenë Taalum-ul-Islam, ku Reutersit iu dha leja të hyjë me kusht që të mos i identifikojë studentet ose stafin për të mbrojtur privatësinë e tyre, tha se edukimi fetar i jep asaj një ndjenjë lumturie dhe paqeje.Ashley Jackson, drejtoreshë në Qendrën për Grupet e Armatosura, e cila ka hulumtuar politikat e talibanëve mbi arsimin, tha se përderisa medresetë nuk mund ta zënë vendin e shkollave formale, ato paraqesin një nga opsionet e vetme të mësimit të mbetura për vajzat dhe gratë.
“Opsionet për arsimimin e femrave po zhduken”, tha Jackson, duke shtuar se shkollat formale shiheshin nga disa mbështetës të talibanëve si një simbol i pushtimit ndërkombëtar.
“Ekziston një mosbesim i thellë ndaj sektorit të arsimit formal, pavarësisht nga fakti se ai, gjithashtu, përfshin edukimin islam”.
Jo të gjithë brenda administratës pajtohen me kufizimet e arsimit.
Katër zyrtarë, të cilët nuk pranuan të identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së temës, i thanë Reutersit se ata mbështesin privatisht arsimin e mesëm për vajzat dhe se lideri suprem Haibatullah Akhundzada dhe këshilltarët e tij të afërt kishin nxitur ndalimin e shkollës.
Akhundzada, që qëndron në Kandahar dhe rrallë shfaqet në publik, nuk ishte i qasshëm për të komentuar lidhur me pretendimet për tensione brenda administratës mbi arsimimin e femrave. Kërkesat për koment nga Akhundzada dhe zyrtarët e tjerë trajtohen nga zëdhënësi i administratës talibane, i cili nuk komentoi për këtë çështje./REL
Top Channel



























