Parashikimet fillestare treguan se ekonomisti Jakov Milatoviç, i mbështetur nga grupet pro-serbe, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Instituti i Kërkimeve Zgjedhore “Cemi” tha se Milatoviç fitoi 60,1% të votave, pas numërimit të 62,7% të votave.

“Presidenti aktual pro-perëndimor, Milo Gjukanoviç mori 39,9% të votave”, tha instituti.

Humbja e votave do të thotë që Gjukanoviç, i cili ka formësuar politikën e vendit për më shumë se tre dekada, ka humbur pushtetin.

Milatoviç është i lidhur ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi.

Ai shërbeu si ministër i Ekonomisë në qeverinë jetëshkurtër pro-serbe, që ishte detyrën nga dhjetori 2020 deri në prill 2021.

Pas përfundimit të këtij kabineti, ai dhe të tjerët themeluan partinë e re “Evropa Tani”, e cila është e përkushtuar ndaj aspiratës së vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por gjithashtu kërkon të mbajë lidhje të ngushta me Serbinë.