Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Nufi shprehu keqardhjen për ngjarjen tragjike, duke iu përcjellë ngushëllimet familjarëve të viktimave, kolegëve të tyre dhe popullit turk.
“Me shumë keqardhje mësova për aksidentin tragjik të helikopterit S-70 në Malatya, Turqi, ku humbën jetën katër pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke.
Në këtë moment të vështirë dhimbjeje, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave, kolegët e tyre dhe mbarë popullin turk. U prehshin në paqe!”, shkruan ministri Nufi.
Ngjarja ndodhi në zonën Samanköy, në rrethin Yeşilyurt, ndërsa shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta.
/m.q/r.e/a.f/



























