Një zëdhënës i “Chase Bank” konfirmoi se disa transaksione po kryheshin më ngadalë se zakonisht për shkak të një problemi teknik.

Megjithatë, sipas bankës, klientët vijonin të kishin akses në llogaritë dhe fondet e tyre.

Kompania deklaroi se po punonte për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të ishte e mundur.

Ndërkohë, televizioni CNBC raportoi, duke cituar një burim, se nuk kishte shenja të përfshirjes së aktorëve keqdashës në problemin teknik të “JPMorgan Chase”.

Gjithashtu, nuk kishte indikacione se një defekt i vetëm po prekte njëkohësisht disa banka.

Bankat e tjera, të kontaktuara nga agjencia Reuters, deklaruan se nuk po përballeshin me probleme të rëndësishme në sistemet e tyre./  /Ad.Ab./ a.jor.