Ish-presidenti Donald Trump u deklarua i pafajshëm për 34 akuza penale kundër tij në gjykatën penale të Manhattan sot pasdite, sipas CNN.
Trump mbërriti në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit sot pasdite, ku u arrestua dhe u mbajt në paraburgim nga policia.
Gjykimi në sallën e gjyqit në Manhattan ishte i shpejtë dhe rutinë, por paraqitja e Trump përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA-së.
“Media nuk do të jetë në gjendje të transmetojnë aktakuzën drejtpërdrejt”, tha një gjykatës dje në mbrëmje, duke refuzuar një kërkesë nga disa organizata mediatike, përfshirë CNN.
Megjithatë, pesë fotografë u lejuan të fotografonin Trump në sallën e gjyqit, përpara se të niste seanca.
Aktakuza e kthyer, javën e kaluar nga një juri e madhe kundër Trump u zbardh sot, duke i dhënë publikut dhe ekipit ligjor të Trump detajet e para në lidhje me akuzat specifike me të cilat ai u përball.
Hetimet ndaj Trump e kanë zanafillën nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. //a.i/



























